Kush mund të ankohet pranë nesh?

Çdo fëmijë i cili mendon se të drejtat e tij janë shkelur mund të bëjë një ankesë pranë Avokatit të Popullit. (Fëmijë quhet çdo person që nuk ka mbushur moshën 18 vjeç).

Kur nuk respektohen apo shkelen të drejtat e fëmijëve, Avokatit të Popullit mund t’i drejtohen me ankese edhe prindërit, të afërmit, kujdestarët ligjore apo çdo person tjetër që me ligj kujdeset për fëmijët.

Njëkohësisht mësuesit, mjekët, punonjësit social apo çdo punonjës i institucioneve të trajtimit, edukimit, kujdesit social për fëmijët apo çdo institucioni tjetër, mund të drejtohet pranë Avokatit të Popullit nëse konstaton se gjatë veprimtarisë së tij një institucion shtetëror ka cënuar të drejtat e fëmijëve. Pranë Avokatit të Popullit mund të vijnë ankesa edhe nga çdo person tjetër që ka dijeni për raste të shkeljes apo mosrespektimit të të drejtave të fëmijëve nga organet e administratës shtetërore. Të gjitha ankesat që lidhen me shkeljen ose mosrespektimin e të drejtave të fëmijëve do të trajtohen nga Seksioni për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve.