Intervista në TV Tema

Sot me datë 23 shtator, në intervistën në TV Tema televizion për formularin individual të deklarimit, që duhet të plotësojnë fëmijët dhe prindërit, nëse janë të prekur me COVID, ata vetë ose familjarët e tyre.

Institucioni i Avokatit të Popullit, bazuar në rastet me iniciativë dhe ankesat e administruara, si dhe nisur nga interesi më i lartë i fëmijës, e ka filluar tash procesin e hetimit administrativ, të shqyrtimit e vlerësimit të udhëzimit të miratuar nga MASR, “Për kujdesin dhe masat anti COVID-19 në strukturat arsimore parauniversitare për vitin akademik 2020-2021”.

AP dhe KMPDF vlerëojnë miratimin e këtij udhëzimi, që ka për qëllim organizimin e procesit mësimor, për të ofruar arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës, për t’u ofruar nxënësve mjedise të sigurta, duke respektuar rregullat e distancimit fizik dhe masat e tjera mbrojtëse, në funksion të parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Por, sjellim në vëmendje, se në garantimin e të drejtave të fëmijës prevalojnë disa parime etike, të cilat duhet të sigurohen, çdo herë, kur fëmijët përfshihen në procese, që i afekton ata drejtëpërdrejt ose jo. Dy janë ato:

  • “interesi më i lartë i fëmijës” dhe
  • “mosdëmtimi”.

Këto dy parime, përcaktojnë nëse fëmijët duhet të marrin pjesë apo jo dhe, kur duhet të përfshihen në këto procese.

  • Interesi më i lartë i fëmijës si konsiderata parësore, zbatohet duke promovuar dhe mbrojtur mirëqenien e fëmijës dhe, ajo që është thelbësore gjatë zbatimit në praktikë të këtij parimi, është pikërisht garancia, që asnjë hallkë e procesit, ku përfshihen fëmijët, nuk shkakton dëm të çdo lloji tek ata.

Duke e konsideruar si mjaft të rëndësishëm faktin, që shkollat tona duhet të jenë të sigurta dhe miqësore me fëmijët, e po ashtu, rëndësinë e marrjes së masave anticovid, si shumë të rëndësishme e të nevojshme, theksojmë se:

  • fëmijët nuk duhet të ngarkohen me detyrime, që shkojnë përtej zotësisë së tyre për të vepruar, (legjislacioni ynë e ka të përcaktuar qartë kufirin moshor, 18 vjeç, si kufirin kur fitohet zotësia e plotë juridike për të vepruar) dhe që nuk passjellin asnjë pasojë e, për më tepër nuk janë në funksion e nuk i shërbejnë qëllimit, për të cilin kërkohet ky vetëdeklarim.

AP dhe KMPDF nxisin autoritetet përgjegjëse shtetërore, që në çdo vendimmarrje të tyre, të mbajnë e vlerësojnë, vlerësimin e ndikimit të çdo politike publike a nisme ligjore tek të drejtat e fëmijëve (CRIA), si dhe ndikimin që këto vendimmarrje kanë në jetën e shëndetin e tyre.

#mbrojmëdhepromovojmëtëdrejtatefëmijëve

#AP

#KMPDF