Në kuadër të 30 vjetorit të Konventës së Kombeve të Bashkuara “Për të drejtat e fëmijës”, institucioni i Avokatit të Popullit, organizoi konferencën rajonale “Thematic Meeting” të Rrjetit të Ombudsmanëve për Fëmijët, të Evropës Juglindore CRONSEE me temë:
“Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve migrantë”
Institucioni i Avokatit të Popullit të Shqipërisë është pjesë e rrjetit CRONSEE. Misioni i rrjetit është promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve, në zbatim të Konventës për të Drejtat e Fëmijës.
Në këtë konferencë morën pjesë dhe drejtuan mesazhet e tyre përshëndetëse:
znj. Vasilika Hysi, nënkryetare e të ftuar nga Kuvendit të RSH-së dhe nënkryetare nënkomitetit për të drejtat e njeriut;
znj, Monika Bylaite, numri dy i Delegacionit të BE-së në Tiranë;
komisioneri i lartë i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), në Tiranë;
znj. Rovena Voda, zëvendësministër i Brendshëm dhe Koordinator Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit;
znj. Jelena Beledic, përfaqësues i Save the Children Për Platformën Rajonale për Migracionin dhe Zhvendosjen për Ballkanin Perëndimor, si dhe
- Genc Pjetri, përfaqësues i zyrës së IOM- it për Shqipërinë.
Në mesazhin e saj përshëndetës, Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca i cilësoi institucionet e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve si institucione pararendës të garantimit të këtyre të drejtave, veçanërisht të fëmijëve migrantë. Të investohesh në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve emigrantë do të thotë të punosh që t’i japësh shoqërisë dhe shtetit ku jeton karakteristikat e një nëne e cila instiktin e vet amësor nuk e kufizon vetëm tek fëmijët e saj biologjikë.
Fëmijët migrantë përballen me procedura sfiduese dhe komplekse, në përputhje me vlerësimin e kërkesave të tyre për t’u garantuar mbrojtje, mbështetur në legjislacionin ndërkombëtar dhe kombëtar.
Ky aktivitet u realizua me mbeshtetjen financiale nga zyra e Save the Children të Ballkanit Veriperëndimor dhe Zyrën e Save the Children në Shqipëri.
Shkëmbimi i ideve dhe mendimeve, ndarja e praktikave më të mira të punës ndërmjet Ombusmanëve të Rajonit, anëtarë të CRONSEE dhe shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare, përfaqësuesve të institucioneve shtetërore e OJF-ve, bënë të mundur evidentimin e problematikave, sfidave dhe adresimin e rekomandimeve kryesore, për garantimin e interesit më të lartë të fëmijëve, me fokus kryesor mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve migrantë në interesin më të lartë të tyre, si dhe përmirësimin e procedurave ligjore të përshtatshme, duke përfshirë integrimin efektiv të fëmijëve migrantë dhe refugjatë, si dhe familjeve të tyre.