U zhvillua sot me datë 14.12.2020, u mbajt mbledhja e grupit të deputetëve të Kuvendit të RSH-së “Miqtë e fëmijëve”, për të drejtat e fëmijëve gjatë pandemisë Covid.
Në fjalën e saj KMPDF, znj. Nejla Peka prezantoi qasjen institucionale të AP, për të parandaluar dhe minimizuar efektet negative, si rezultat i pandemisë COVID-19, në drejtim të mbrojtjes, promovimit dhe garantimit të të drejtave të fëmijëve.
Për këtë qëllim AP në bashëpunim me Save the Children dhe financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashëpunim (SIDA), kanë hartuar raportin sintezë të monitorimit “Për shkeljet e të drejtave të fëmijëve gjatë Covid -19”, gjetjet dhe rekomandimet e të cilit u prezantuan sot përpara Kryetarit të KRSH, deputetëve, titullarëve të ministrive të linjës, institucioneve qendrore, përfaqësuesve të shoqërisë civilet, etj.
#mbrojmëdhepromovojmëtëdrejtatefëmijëve