Komisioneri për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve në institucionin e AP, po merr pjesë në mbledhjen on line të Sekretariatit të përhershëm të Nismës Adriatike-Joniane, organizuar nga Projekti EUSAIR, në bashkëpunim me zyrën e “Marche Region Ombusman”, me pjesëmarrjen e Ombudsmanëve për të Drejtat e Fëmijëve të Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Greqisë, Italisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, San Marinos, Serbisë dhe Sllovenisë.
Qëllimi i këtij web-meeting është roli i Ombudsmanëve në menaxhimin e krizës COVID-19, si dhe shkëmbimi i eksperiencës dhe ndarja e praktikave më të mira në mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve gjatë COVID-19, në vendet respektive.
Në fjalën e saj Komisionerja Peka u ndal në problematikat e hasura dhe sfidat, me të cilat përballet sot shoqëria dhe institucionet shtetërore, për sa i përket strategjisë/ve dhe masat/ve që janë ndërmarrë dhe po ndërmerren prej tyre në menaxhimin e situatës së pandemisë, në drejtim të garantimit dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, në interesin më të lartë të tyre.