Në vijim te webinareve, që KMPDF po organizon për promovimin e draftdoracakut “Për edukimin për/rreth të drejtave të njeriut dhe fëmijëve në veçanti”, sot më datë 13 korrik, SMPDF në institucionin e AP organizoi webinarin e rradhës, me fëmijët e qytetit të Gjirokastës, duke i ftuar ata të japin mendim rreth këtij doracaku.
Me mbështetjen e Save the Children dhe me mentore Dorina Zhuka, e cila po kryen intership pranë SMPDF, ky doracak u prezantua online, si produkt i bashkëpunimit të SMPDF/AP me UNICEF.
Realizimi i takimeve/webinar të tilla synon:
- Pjesmarrjen e vetë fëmijëve në vendimmarrje;
- Përçimin e njohurive dhe informacionit për të drejtat, nga fëmijët tek fëmijët;
- Të punuarit së bashku në drejtim të edukimit mbi të drejtat për të drejtat;
Dëgjimin e zërit të fëmijëve
Kjo veprimtari promovuese ka për qëllim t’ u vijë në ndihmë pjesëmarrësve, që njohuritë e fituara gjatë webinarit, t’ua përcjellin në gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme bashkëmoshatarëve të tyre.
#mbrojmëdhepromovojmëtëdrejtatefëmijëve