Promovimi i doracakut me femijët e qytetit të Kuçovës

Në vijim te webinareve, që KMPDF po organizon për promovimin e draftdoracakut “Për edukimin për/rreth të drejtave të njeriut dhe fëmijëve në veçanti”, sot më datë 9 korrik, SMPDF në institucionin e AP -së organizoi webinarin e rradhës, me fëmijët e qytetit të Kuçovës, duke i ftuar ata të pyesin, sugjerojnë dhe të japin mendim rreth këtij doracaku.

Me mbështetjen e Save the Children dhe nën drejtimin e Fioralba Markja, e cila po kryen intership pranë SMPDF, ky doracak u prezantua online, si produkt i bashkëpunimit të SMPDF/AP me UNICEF.

Doracaku shërben për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve, mësuesve, për t’u njohur me katalogun e të drejtave të njeriut, dhe të fëmijëve në veçanti.

Gjithashtu, realizimi i këtij webinar si një aktivitet promovues, do të ndihmojë fëmijët/nxënës dhe mësuesit, në procesin mësimor, gjatë orëve mësimore të dedikuara e të integruara të edukimit për/rreth të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe, të drejtave të fëmijëve në veçanti, me forma të reja didaktike dhe praktika të mira pune, për të përçuar njohuritë për katalogun e të drejtave të fëmijës në një gjuhë miqësore, të thjeshtë dhe të kuptueshme për ta.

#mbrojmëdhepromovojmëtëdrejtatefëmijëve

#AP

#KMPDF