Në vijim te webinareve, që Komisioneri për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve në institucionin e Avokatit të Popullit po organizon për promovimin e doracakut “Për edukimin për/rreth të drejtave të njeriut dhe fëmijëve në veçanti”, SMPDF organizoi webinarin e rradhës me fëmijët e qytetit të Peshkopisë. Konkretisht, me mbështetjen e Save the Children dhe mentore Fioralba Markja, e cila po kryen intership pranë seksionit, ky doracak, produkt i bashkëpunimit
të SMPDF/AP me UNICEF, u prezantua online me nxënësit e shkollës 9-vjeçare të “Pocesit” në qytetin e Peshkopisë, duke i ftuar ata të japin mendimet e sugjerimet e tyre rreth tij.
Realizimi i takimeve/webinareve të tilla synon:
- pjesëmarrjen e vetë fëmijëve në vendimmarrje;
- përçimin e njohurive dhe informacionit për të drejtat, nga fëmijët tek fëmijët;
- të punuarit së bashku në drejtim të edukimit rreth të drejtave dhe për të drejtat;
- dëgjimin e zërit të fëmijëve;
Gjithashtu, realizimi i këtij webinari si një aktivitet promovues, do të ndihmojë fëmijët/nxënës dhe mësuesit, në procesin mësimor, gjatë orëve mësimore të
dedikuara e të integruara të edukimit për/rreth të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe, të drejtave të fëmijëve në veçanti, me forma të reja didaktike dhe praktika të mira pune.
Kjo veprimtari promovuese ka për qëllim t’u vijë në ndihmë pjesëmarrësve, që njohuritë e fituara gjatë webinarit, t’ua përcjellin në gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme bashkëmoshatarëve të tyre.
#mbrojmëdhepromovojmëtëdrejtatefëmijëve