Takim AOMF

Sot, datë 4.12.2020, Komiteti për të Drejtat e Fëmijës të AOMF (Shoqata e Ombudsmanëve dhe Mediatorëve të Frankofonisë) zhvilloi mbledhje on line, në të cilën, KMPDF, u përfaqësua nga ndihmëskomisionerja e SMPDF në institucionin e AP-së, A. Nepravishta.

Shoqata e Ombudsmanëve dhe Mediatorëve Frankofonë ka si mision kryesor:

promovimin e rolit të Ombudsmanit dhe Mediatorit në vendet Frankofone;

nxitjen e zhvillimit dhe konsolidimit të institucioneve të pavarura të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në hapësirën frankofone.

Diskutimet e pjesëmarrësve u fokusuan në përpjekjet e përbashkëta sfiduese për garantimin dhe mbrojtjen e fëmijëve në kontekstin e pandemisë globale COVID-19, në prezantimin e arritjeve dhe bilancin e vitit 2020, si dhe idetë për projektprogramin e punës së këtij Komiteti për vitin 2021.

Institucionet anëtare të këtij Komiteti për të drejtat e fëmijës janë nga 14 shtete frankofone, mes të cilëve edhe Avokati i Popullit. Mbledhje e takime pune online të tilla, konsiderohen mjaft të rëndësishme, duke patur në qendër të vëmendjes njërën nga shtyllat e punës së Avokatit të Popullit, si institucion kombëtar i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, atë të promovimit të të drejtave të njeriut, të fëmijëve në veçanti.

#mbrojmëdhepromovojmëtëdrejtatefëmijëve

#AP

#KMPDF