Në vijim te webinareve, që Komisioneri për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve në institucionin e Avokatit të Popullit po organizon për promovimin e doracakut “Për edukimin për/rreth të drejtave të njeriut dhe fëmijëve në veçanti”, sot më datë 17 shtator, SMPDF organizoi webinarin e rradhës me fëmijët e qytetit të Peshkopisë.
Konkretisht, me mbështetjen e Save the Children dhe mentore Fioralba Markja, e cila po kryen intership pranë seksionit, ky doracak, produkt i bashkëpunimit të SMPDF/AP me UNICEF, u prezantua online me nxënësit e shkollës “Haki Stërmilli” dhe shkollës 9-vjeçare në fshatin e Kobenit, duke i ftuar ata të japin mendimet e sugjerimet e tyre rreth tij.
Realizimi i takimeve/webinareve të tilla synon:
- pjesëmarrjen e vetë fëmijëve në vendimmarrje
- përçimin e njohurive dhe informacionit për të drejtat, nga fëmijët tek fëmijët
- të punuarit së bashku në drejtim të edukimit rreth të drejtave dhe për të drejtat
- dëgjimin e zërit të fëmijëve
Gjithashtu, realizimi i këtij webinari si një aktivitet promovues, do të ndihmojë fëmijët/nxënës dhe mësuesit, në procesin mësimor, gjatë orëve mësimore të dedikuara e të integruara të edukimit për/rreth të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe, të drejtave të fëmijëve në veçanti, me forma të reja didaktike dhe praktika të mira pune, për të përçuar njohuritë për katalogun e të drejtave të fëmijës në një gjuhë miqësore, të thjeshtë dhe të kuptueshme për ta.
Kjo veprimtari promovuese ka për qëllim t’u vijë në ndihmë pjesëmarrësve, që njohuritë e fituara gjatë webinarit, t’ua përcjellin në gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme bashkëmoshatarëve të tyre.
#mbrojmëdhepromovojmëtëdrejtatefëmijëve