Organizimi i aktivitetit “Ditë të hapura” në shkollën 9-vjeçare “Migjeni”

Në kuadër të marrëveshjes, ndërmjet Avokatit të Popullit dhe zyrës së UNICEF Shqipëri, Komisioneri për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve dhe Seksioni i Mbrojtjes dhe Promovimit të të Drejtave të Fëmijëve në institucionin e AP, organizuan aktvitetin “Ditë të hapura” me nxënës dhe mësues të shkollës 9 vjeçare “Migjeni” ne qytetin e Pukës.

Nëpërmjet organizimit të ditëve të hapura, KMPDF/SMPDF synon: 

informimin e nxënësve mbi rolin e AP dhe KMPDF, si dhe nxitjen e bashkëpunimit të nxënësve me këtë institucion
informimin e nxënësve dhe mësuesve për/rreth të drejtave të fëmijëve dhe mënyrën si ushtrohen ato
monitormin e zhvillimit të procesit mësimor në përputhje me rregullat dhe masat e miratuara nga autoritetet, për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID 19.