Vendi ynë nuk ka një metodologji të vlerësimit të ndikimit (IA) në procesin e hartimit të legjislacionit, sidomos në drejtim të përkthimit të politikave të caktuara në legjislacion, me fokus fëmijët.
- Për here të parë, institucioni i Avokatit të Popullit inicioji hartimin e këtij dokumenti dhe, puna për zhvillimin e tij dhe lancimin, që pritet të bëhet së shpejti, është mbështetur nga Save the Children.
- Në këtë kuadër ky dokument synon të sjellë për herë të parë një instrument të dedikuar për vlerësimin e ndikimit të politikave e ligjeve në të drejtat e fëmijës.
- Ky instrumet vlerësimi fokusohet në politikat dhe ligjet mjedisore, porse është lehtësisht i aplikueshëm edhe për fusha të tjera të ligjit.
- Ky instrumet do të përdoret fillimisht nga institucioni i Avokatit të Popullit, me shpresën që do të gjendet i vlefshëm e përdoret gjegjësisht nga institucionet e tjera ligjbërëse dhe ligjzbatuese. Ai i referohet praktikave më të mira ndërkombëtare dhe përputhet me kuadrin ligjor dhe rregullator në Shqipëri.
- Ky instrument rregullator përdoret përgjatë një procesi vlerësimi, që finalizohet me një raport, i cili analizon impaktin e një politike apo akti ligjor në të drejtat e fëmijës. CRIA është jo vetëm një instrument vlerësimi, por edhe komunikimi për impaktin e një propozimi në të drejtat, nevojat dhe interesat e fëmijëve e të rinjve.
- Arsyeja, pse iniciativa për zhvillimin e këtij instrumenti është marrë nga institucioni i Avokatit të Popullit lidhet ngushtësisht me faktin, se CRIA është një lloj vlerësimi i ndikimit tek të drejtat e njeriut. Nga kjo pikëpamje procesi i realizimit të CRIA duhet ndërmerret duke u bazuar në parimet e gjithëpranuara të të drejtave të njeriut dhe si i tillë të jetë gjithëpërfshirës, jo-diskriminues, të angazhojë mbajtësit e të drejtave dhe të konsiderojë të drejtat e individit e grupeve shoqërore të afektuara, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthortë.
Vlerësimi i impaktit të ligjeve e politikave nga këndvështrimi i të drejtave të fëmijës është një garanci shtesë për sigurimin e një niveli të përshtatshëm mbrojtje dhe sigurimi të të drejtave të fëmijës.
#mbrojmëdhepromovojmëtëdrejtatefëmijëve