Komisioneri për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve znj. Nejla Peka, në cilësinë e përfaqësuesit të institucionit të AP-së, mori pjesë në takimin e dytë të Komitetit Drejtues (SC) për projektin “Forcimi i Edukimit të Qytetarisë Demokratike në Shqipëri”, projekt i zbatuar nga Këshilli i Evropës dhe financuar nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida).