Institucioni i Avokatit të Popullit në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me zyrën e UNCEF Shqipëri, filloi inspektimin e intitucioneve të ndalimit, paraburgimit dhe burgimit të të miturve në konflikt me ligjin dhe të privuar nga liria, me qëllim :
- vlerësimin e zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit;
- monitorimin e kushteve dhe trajtimit të të miturve në konflikt me ligjin të privuar nga liria, duke marrë në konsideratë të veçantë masat për sigurimin dhe zbatimin e të drejtave të fëmijëve gjatë pandemisë COVID-19;
- garantimin e të drejtave të fëmijës, më kryesorja, e drejta e jetës dhe shëndetit në këto institucione në kushtet e pandemisë;
Sot, monitoruam stacionin/komisariatin e Policisë Tropojë, ku pamë së afërmi mjediset, realizuam intervistat me drejtuesit dhe stafet, për qasjen e tyre ndaj situatës dhe masave të ndërmarra për parandalimin e Covid-19, në zbatim të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.
Po kështu, në kuadër të monitorimit të veprimtarisë administrative të institucioneve përgjegjëse shtetërore, pjesë e sistemit të integruar të mbrojtjes së fëmijës në zbatim të ligjit për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës, realizuam disa takime edhe në bashkinë e këtij qyteti.
Në përfundim të procesit të monitorimit, do të hartohet raporti me gjetjet kryesore dhe rekomandimet përkatëse.
AP dhe KMPDF, edhe pse në këto kushte, nuk do të reshtin në ushtrimin e funksioneve dhe detyrave ligjore, për mbrojtjen e fëmijëve dhe shëndetit në situatën e pandemisë, si dhe më e rëndësishmja, mbrojtja dhe garantimi i të drejtave të tyre, në interesin më të lartë të fëmijës!
#mbrojmëdhepromovojmëtëdrejtatefëmijëve