Takim me kryetaren e Bashkisë Përmet

Komisioneri për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve, znj. Nejla Peka, Seksioni dhe dy ekspertët e UNICEF-it në institucionin e AP-së, sot më datë 24 mars 2021, në kuadër të veprimtarisë monitoruese të institucioneve përgjegjëse shtetërore, pjesë të sistemit të integruar të mbrojtjes së fëmijëve, u mikpritën në dy takime pune nga kryetari i Bashkisë Përmet , znj.Alma Hoxha dhe nënkryetari i Bashkisë, znj. Aulona Meshini.

Në fjalën e saj, znj. Peka falënderoi kryetaren e Bashkisë për mikpritjen dhe gadishmërinë e treguar në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me institucionin e Avokatit të Popullit, në drejtim të garantimit dhe të ushtrimit efektiv të të drejtave të fëmijëve dhe ofrimin e shërbimeve për ta.

#mbrojmëdhepromovojmëtëdrejtatefëmijëve

#AP

#KMPDF

#SMPDF