Takim me kryetarin e bashkisë Lezhë

Komisioneri për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve, znj. Nejla Peka, Seksioni dhe dy ekspertët e UNICEF-it në institucionin e AP-së, sot më datë 29 mars 2021, në kuadër të veprimtarisë monitoruese të institucioneve përgjegjëse shtetërore, pjesë të sistemit të integruar të mbrojtjes së fëmijëve, u mikpritën nga kryetari i Bashkisë Lezhë, z. Pjerin Ndreu.

Në fjalën e saj, znj. Peka falënderoi kryetarin e Bashkisë për mikpritjen dhe gadishmërinë e treguar në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me institucionin e Avokatit të Popullit, në drejtim të garantimit dhe të ushtrimit efektiv të të drejtave të fëmijëve dhe ofrimin e shërbimeve për ta.

Takime monitoruese me autoritetet publike në nivelin vendor, përgjegjëse për mbrojtjen sociale të fëmijëve në Bashkinë e Lezhës vijnë në kuadër të marrëveshjes, ndërmjet Avokatit të Popullit dhe zyrës së UNICEF Shqipëri dhe synojnë:

  • mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të fëmijëve në situatën e pandemisë
  • funksionimin e strukturave përgjegjëse dhe ofrimi i shërbimeve, në përputhje me detyrimet ligjore, vecanërisht ligjit për shërbimet e kujdesit shoqëror;
  • vlerësimin e zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit në vijimësi.

Në përfundim të gjithë këtij procesi, do të hartohet raporti me gjetjet kryesore dhe rekomandimet përkatëse që adresojnë çështjet e mbrojtjes sociale për fëmijët në nivelin vendor dhe, veçanërisht në zbatimin e masava të marra gjatë pandemisë Covid-19.

#mbrojmëdhepromovojmëtëdrejtatefëmijëve

#AP

#KMPDF

#UNICEF