Seksioni për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve në institucionin e Avokatit të Popullit në kuadër të ditës për internet të sigurtë, për të rritur ndërgjegjësimin për akses e përdorim të sigurt të internetit, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë, ka nisur realizimin e veprimtarive promovuese në shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në vend.
Më datë 25.01.2024, me qëllim promovimin e sigurt dhe pozitiv të teknologjisë digjitale dhe diskutimit për/rreth të drejtave të fëmijëve, Komisionerja znj. Olta Aliaj dhe seksioni realizuan takim në shkollën 9-vjeçare “Klodian Tanushi”, të qytetit të Tiranës.
Mjedisi digjital lejon fëmijët të komunikojnë dhe të krijojnë marrëdhënie midis tyre, të luajnë e të mësojnë. Megjithatë, është mjaftë e rëndësishme që fëmijët të edukohen për mënyrat dhe mjetet që garantojnë një akses të sigurt në internet.