Në zbatim edhe të Rezolutës së Kuvendit, SMPDF-ja në institucionin e AP-së e konsideron mjaft të rëndësishëm takimin me fëmijët/nxënës të të dy shkollave si dhe vlerëson pjesëmarrjen dhe interesin e treguar nga nxënësit për të mësuar më shumë e më në detaje rreth rolit e misionit të institucionit të AP-së dhe të drejtave të tyre.
Gjatë bisedës me nxënësit me qëllim dëgjimin e zërit të fëmijëve u administruan dhe kërkesa të tyre për çështje dhe problematika të ndryshme që i shqetësojnë fëmijët/nxënës të këtyre dy institucioneve edukuese.
Përmes zhvillimit të veprimtarive me karakter informues dhe ndërgjegjësues synojmë që të drejtat e fëmijëve të respektohen dhe të trajtohen me të gjithë kujdesin e duhur dhe të nevojshëm për moshën e tyre, në interesin më të lartë për ta!