Ndërsa dita e nesërme shënon fillimin e një viti të ri shkollor, Avokati i Popullit sjell në vëmendje rëndësinë e respektimit të të drejtave të fëmijëve për arsim cilësor, të sigurt dhe gjithëpërfshirës.
Çdo fëmijë ka të drejtën të ndihet i mbrojtur dhe i inkurajuar për të ndjekur ëndrrat e tij, pavarësisht prejardhjes, gjinisë apo statusit socio-ekonomik. Për këtë arsye, apelojmë për një përpjekje të përbashkët të prindërve, arsimtarëve dhe institucioneve për të krijuar një mjedis edukativ ku dinjiteti dhe mirëqenia e fëmijëve janë në qendër të vëmendjes.
Gjithashtu, Avokati i Popullit falenderon të gjithë mësuesit që me përkushtim dhe pasion angazhohen për edukimin e brezit të ardhshëm.
Le të punojmë së bashku për të siguruar që çdo fëmijë të ketë mundësinë të zhvillohet në një mjedis të sigurt dhe mbështetës!