VEPRIMTARI PROMOVUESE “DITË E HAPUR” NË SHKOLLËN 9-VJEÇARE “ALI DEMI”, TË QYTETIT TË TIRANËS.
Institucioni i Avokatit të Popullit në kuadër të realizimit të aktiviteteve promovuese/ndërgjegjësuese për të drejtat e fëmijëve në shkolla të arsimit parauniversitar vizitoi shkollën 9-vjeçare🏬 “Ali Demi”, Tiranë.
Marrë shkas nga administrimi i një ankese për aksesueshmërinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara në institicionet arsimore, SMPDF kreu monitorim të situatës në vend si dhe zhvilloi bisedë me nxënësit🧑🎓👩🎓 e cila u fokusua në drejtim të garantimit dhe të respektimit të vazhdueshëm të të drejtave të personave me AK si pjesë e të gjithë shoqërisë. Në këtë mënyrë nxisim garantimin e mirëqenies e gjithëpërfshirjes, veçanërisht në arsim, duke pasjellë përmirësimin e cilësisë të jetës së tyre sot edhe në të ardhmen.
Përmes zhvillimit të veprimtarive me karakter informues dhe ndërgjegjësues synojmë që të drejtat e fëmijëve të respektohen dhe të trajtohen me të gjithë kujdesin e duhur dhe të nevojshëm për moshën e tyre, në interesin më të lartë të fëmijës.