VEPRIMTARI PROMOVUESE “DITË E HAPUR” NË SHKOLLËN 9-VJEÇARE “MIHAL GRAMENO”.
Institucioni i Avokatit të Popullit në kuadër të realizimit të aktiviteteve promovuese/ndërgjegjësuese për të drejtat e fëmijëve në shkolla të arsimit parauniversitar vizitoi shkollën 9-vjeçare🏬 “Mihal Grameno”, Tiranë.
Biseda me fëmijët/nxënës🧑🎓👩🎓 u fokusua në drejtim të dëgjimit të zërit të fëmijëve për çështje dhe problematika të ndryshme që i shqetësojnë ata.
Përmes zhvillimit të veprimtarive me karakter informues dhe ndërgjegjësues synojmë që të drejtat e fëmijëve të respektohen dhe të trajtohen me të gjithë kujdesin e duhur dhe të nevojshëm për moshën e tyre, në interesin më të lartë të fëmijës.