VEPRIMTARI PROMOVUESE “DITË E HAPUR” NË SHKOLLËN 9-VJEÇARE “KONGRESI LUSHNJES”.
Institucioni i Avokatit të Popullit vijon me realizimin e aktiviteteve promovuese/ndërgjegjësuese me fëmijët/nxënës në shkolla të vendit. Këto aktivitete realizohen në kuadër të ditës për një internet të sigurt.
Fëmijët dhe SMPDF-ja diskutuan për tema të rëndësishme si bullizmi kibernetik, rrjetet sociale dhe mjetet për të përdorur internetin në mënyrë të sigurt.
Komisioneria ftoi fëmijët/nxënës të këtij institucioni edukues të na drejtohen nëpërmjet postës elektronike apo të zakonshme për çdo ankesë, kërkesë që mund të kenë.