Veprimtari promovuese online me te rinjte e Gjirokastres

Komisioneri për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve në institucionin e Avokatit të Popullit, për garantimin e të drejtës së fëmijës për t’u shprehur dhe dëgjuar, organizoi veprimtarinë online “Ditë e hapur”, me grupin e të rinjve të organizatës Save the Children, përfaqësues të gjimnazit “Muhamet Gjollesha” Njësia Administrative Lazarat.

 

Ky takim i organizuar synoi:

 

👉nxitjen e të rinjve dhe shoqërisë civile për të bashkëpunuar me institucionin e Avokatit të Popullit, për shqetësimet dhe problematikat që ata hasin në ushtrimin e të drejtave.

👉administrimin e ankesave/kërkesave drejtëpërdrejt nga fëmijët.