Veprimtari promovuese shkolla 9 vjecare Hasan Vogli

VEPRIMTARI PROMOVESE “DITË E HAPUR” NË SHKOLLËN 9-VJEÇARE “HASAN VOGLI”.

 

Ditën e sotme datë 30.04.2024, Seksioni për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve (SMPDF) në institucionin e Avokatit të Popullit (AP) realizoi veprimtarinë “Ditë e hapur”, me fëmijë/nxënës të shkollës 9-vjeçare “Hasan Vogli”, Tiranë🧑‍🎓👩‍🎓🏢.

 

Në zbatim edhe të Rezolutës së Kuvendit, SMPDF-ja në institucionin e AP-së e konsideroi mjaft të rëndësishëm takimin me fëmijët/nxënës të këtij institucioni edukues dhe vlerësoi pjesëmarrjen dhe interesin e treguar nga nxënësit për të mësuar më shumë rreth rolit e misionit të institucionit të AP-së dhe të drejtave të tyre.

 

Përmes zhvillimit të veprimtarive me karakter informues dhe ndërgjegjësues synojmë që të drejtat e fëmijëve të respektohen dhe të trajtohen me të gjithë kujdesin e duhur dhe të nevojshëm për moshën e tyre, në interesin më të lartë për ta!

 

Fuqizimi, arsimimi dhe barazia nuk janë vetëm dëshira, ato janë të drejta ndaj, duhet të sigurohemi që udhëtimi i çdo fëmije të jetë i mbushur me shpresë, dinjitet dhe mundësinë për të shkëlqyer✨