Mbasi marrin një kërkesë ne:

  • E shqyrtojmë çështjen dhe shikojmë nëse është në juridiksionin tonë, pra nëse kemi të drejtë ose jo t’a trajtojmë këtë çështje;
  • Nëse çështja është në juridiksionin tonë, përpiqemi ta zgjidhim sa më shpejt që të jetë e mundur;
  • Mund të komunikojmë me ju për të kuptuar më mirë problemin tuaj;
  • Verifikojmë nëse organi shtetëror me veprimtarinë e tij ka shkelur të drejtat tuaja;
  • Mbledhim sa më shumë informacion dhe i kërkojmë këtij organi shpjegime;
  • Nëse e shikojmë të nevojshme, mund të ndërmarim një proces hetimi;
  • Nëse konstatojmë se veprimet e organit shtetëror kanë cënuar të drejtat tuaja, japim rekomandimet tona për marrjen e masave për të vënë në vend të drejtën e shkelur.
  • Nëse shkeljet janë të rënda, mund të rekomandojmë shkarkimin e personave përgjegjës;
  • Nese konstatomë që shkelja përbën vepër penale, ne mund t’ia kalojmë çështjen organit të prokurorisë dhe t’i kërkojmë të fillojë hetimet.
  • Në çdo rast, ju orientojmë në lidhje me të drejtat tuaj dhe mënyrën si ti mbroni këto të drejta;