Seksioni për Mbrojtjen dhe Promovimin e të drejtave të Fëmijëve përbëhet nga Komisioneri dhe tre ndihmëskomisionerë. Seksioni për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve drejtohet dhe përfaqësohet nga Komisioneri për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve.

Komisioneri për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve është zgjedhur nga Parlamenti i Republikës së Shqipërisë në përputhje me procedurat e parashikuara në nenin 33/1 të ligjit nr. 8454, datë 04.02.1999, “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar.
Në strukturën e tij Seksioni ka në përbërje dhe tre nënkomisionerë.

Komisioner për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve
Znj. Olta ALIAJ

Aktualisht është emëruar nga Kuvendi i Shqipwrisw në pozicionin e Komisionerit në Seksionin për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve. Në vitin 2001 është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Bolonjës, Itali. Më pas, ka ndjekur programin e studimeve pasuniversitare në të drejtën ndërkombëtare (ILSP) në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit Amerikan (WCL) në Washington DC, në përfundim të së cilit, në vitin 2005, ka marrë gradën shkencore “Master” (LL.M.) Gjatë kësaj kohe ka punuar pro bono për një organzatë jofitimprurëse (PILPG), ku ka marrë çmimin “Peace Fellowship Award” për arritjet në projektin e hartimit të Kushtetutës së Kosovës dhe statusit final të saj (2004). Në vitet 2005-2009 ka ushtruar profesionin e avokatit në zyrën ligjore “Sidley Austin LLP” në Washington DC. 

Përpara emërimit si Komisioner pranë Avokatit të Popullit, gjatë viteve 2011- 2022 ka punuar si këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese. Ka dhënë ekspertizë ligjore në procesin e reformës në drejtësi për hartimin e ndryshimeve kushtetuese dhe ndryshimeve të ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Si këshilltare ligjore, ka marrë pjesë në trajnime të vazhdueshme për të drejtat e njeriut dhe jurisprudencën e GJEDNJ-së, të organizuara nga OSBE-ja, IRZ-ja, KAS-i, si dhe është angazhuar pranë Shkollës së Magjistraturës, në programin e formimit vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Zotëron gjuhët anglisht, italisht dhe spanjisht

CURRICULUM VITAE