Që ankesa, kërkesa juaj të jetë sa më e qartë dhe e kuptueshme ju duhet të keni parasysh:

  • Për ankesat, kërkesat dhe njoftimet që i dërgohen Avokatit të Popullit nuk kërkohet ndonjë formë e caktuar, por ato duhet të shprehin qartë arsyen për të cilën bëni ankimin ose kërkesën;
  • Vendosni të dhënat tuaja, emër mbiemër, adresë ose numrin e telefonit ( Avokati e ruan të fshehtë identitetin nëse e sheh të arsyeshme ose nëse kjo kërkohet nga personi që bën ankesën);
  • Përshkruani ngjarjen sa më qartë që të jetë e mundur;
  • Fokusohuni në çështjet kryesore që lidhen me të drejtat që ju pretendoni se ju janë shkelur;
  • Nëse keni dokumente apo prova qe lidhen me shkeljen, paraqitini;
  • Përcaktoni institucionin apo personin përgjegjës me të cilin lidhet shkelja e të drejtave tuaja;
  • Përcaktoni çfarë zgjidhje kërkoni nga Avokati i Popullit.