Në kuadër të marrëveshjes, ndërmjet Avokatit të Popullit dhe zyrës së UNICEF Shqipëri, Komisioneri për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve, Seksioni dhe dy ekspertët e UNICEF-it në institucionin e AP-së, vijuan monitorimin e veprimtarisë administrative të institucioneve përgjegjëse shtetërore, pjesë e sistemit të integruar të mbrojtjes së fëmijës.
Sot më datë 6 maj 2021 realizuam takime/workshop-e, me përfaqësues të autoriteteve publike në nivelin vendor, përgjegjëse për mbrojtjen sociale të fëmijëve në Bashkinë e Prrenjasit.
Në takimet e zhvilluara u trajtuan çështjet si vijon:
- funksionimi i strukturave përgjegjëse dhe ofrimi i shërbimeve, në përputhje me detyrimet ligjore, vecanërisht ligjit për shërbimet e kujdesit shoqëror;
- mbrojtja dhe garantimi i të drejtave të fëmijëve në situatën e pandemisë;
- vlerësimi i zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit në vijimësi.
Takimet monitoruese do të zhvillohen edhe në bashki të tjera të vendit. Në përfundim të gjithë këtij procesi, do të hartohet raporti me gjetjet kryesore dhe rekomandimet përkatëse për sfidat e ekipeve multi-disiplinore dhe institucioneve publike, që adresojnë çështjet e mbrojtjes sociale për fëmijët në nivelin vendor dhe, veçanërisht në zbatimin e masava të marra gjatë pandemisë Covid-19.
#mbrojmëdhepromovojmëtëdrejtatefëmijëve