Monitorimi, Bashkia Cërrik dhe Gramsh

Komisioneri për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve, znj. Nejla Peka, Seksioni dhe dy ekspertët e UNICEF-it në institucionin e AP-së, sot më datë 4 maj 2021, në kuadër të veprimtarisë monitoruese të institucioneve përgjegjëse shtetërore, pjesë të sistemit të integruar të mbrojtjes së fëmijëve, realizuan disa vizita monitoruese në bashkinë Cërrik dhe Gramsh. Në takimet e zhvilluara Komisioneri dhe Seksioni u mikpritën nga nënkryetari i Bashkisë Cërrik, z. Tomorr Zaimaj dhe nënkryetari i Bashkisë Gramsh, znj. Ergita Kaso.

Në fjalën e saj, znj. Peka falënderoi për mikpritjen dhe gadishmërinë e treguar në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me institucionin e Avokatit të Popullit, në drejtim të garantimit dhe të ushtrimit efektiv të të drejtave të fëmijëve dhe ofrimin e shërbimeve për ta.

Takime monitoruese me autoritetet publike në nivelin vendor, përgjegjëse për mbrojtjen sociale të fëmijëve në Bashkitë Cërrik dhe Gransh vijnë në kuadër të marrëveshjes, ndërmjet Avokatit të Popullit dhe zyrës së UNICEF Shqipëri dhe synojnë:

  • mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të fëmijëve në situatën e pandemisë;
  • funksionimin e strukturave përgjegjëse dhe ofrimin e shërbimeve, në përputhje me detyrimet ligjore, veçanërisht ligjit për shërbimet e kujdesit shoqëror;
  • vlerësimin e zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit në vijimësi.

Në përfundim të gjithë këtij procesi, do të hartohet raporti me gjetjet kryesore dhe rekomandimet përkatëse, që adresojnë çështjet e mbrojtjes sociale për fëmijët në nivelin vendor dhe, veçanërisht në zbatimin e masava të marra gjatë pandemisë Covid-19.

#mbrojmëdhepromovojmëtëdrejtatefëmijëve

#AP

#KMPDF

#UNICEF

UNICEF Albania