Takim në Bashkinë Pogradec

Komisioneri për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve, znj. Nejla Peka, Seksioni dhe dy ekspertët e UNICEF-it në institucionin e AP-së, sot më datë 21 maj, në kuadër të veprimtarisë monitoruese të institucioneve përgjegjëse shtetërore, pjesë të sistemit të integruar të mbrojtjes së fëmijëve, u mikpritën nga nënkryetari i Bashkisë Pogradec, znj. Entela Gusho.

Në fjalën e saj, znj. Peka falënderoi nënkryetaren e bashkisë për mikpritjen dhe gadishmërinë e treguar në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me institucionin e Avokatit të Popullit, në drejtim të garantimit dhe të ushtrimit efektiv të të drejtave të fëmijëve dhe ofrimin e shërbimeve për ta.

Takime monitoruese me autoritetet publike në nivelin vendor, përgjegjëse për mbrojtjen sociale të fëmijëve në Bashkinë Pogradec vijnë në kuadër të marrëveshjes, ndërmjet Avokatit të Popullit dhe zyrës së UNICEF Shqipëri dhe synojnë:

mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të fëmijëve në situatën e pandemisë

funksionimin e strukturave përgjegjëse dhe ofrimin e shërbimeve, në përputhje me detyrimet ligjore, vecanërisht ligjit për shërbimet e kujdesit shoqëror;

vlerësimin e zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit në vijimësi.

#mbrojmëdhepromovojmëtëdrejtatefëmijëve

#AP

#KMPDF

#UNICEF

UNICEF Albania

Bashkia Pogradec