Forumi ENYA 2021

Në datat 1 dhe  2.7.2021, Seksioni për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve, mori pjesë në punimet e Forumit ENYA 2021 – “Let’s Tolk Young, Let’s Talk About the impact of Covid -19 on Children ‘s Rights”. Në këtë forum, merrnin pjesë fëmijë nga 17 vende Evropiane, anëtare të rrjetit ENOC, vendi ynë u përfaqësua denjësisht nga dy adoleshentët e rinj Leonardo Bezhi dhe Agim Gremi. Dy të rinjtë u përzgjodhën të moderojnë grupet e punës ku bëjnë pjesë, duke përçuar kështu zërin edhe të bashkëmoshatarëve të tyre, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe të atyre që janë pjesëmarrës në këtë forum, lidhur me ndikimin, që Covid-19 dhe pandemia kanë patur dhe vijojnë të kenë në të drejtat dhe jetët e fëmijëve.

Rekomandimet, e dala në fund të punimeve të Forumit ENYA( European Network of Young Advisor), do të përfshihen në Deklaratën e ENOC-European Network of Ombudspersons for Childrens, do të prezantohet në konferencën vjetore të Rrjetit që do të mbahet në muajin shtator në Athinë.

#mbrojmëdhepromovojmëtëdrejtatefëmijëve

#AP

#KMPDF

#SMPDF