Realizim i aktiviteteve ditë të hapura në shkollën “Beslidhja”

Në kuadër të marrëveshjes, ndërmjet Avokatit të Popullit dhe zyrës së UNICEF Shqipëri, Komisioneri për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve znj.Nejla Peka, Seksioni dhe dy ekspertët e UNICEF-it në institucionin e AP, sot më datë 29 mars 2021 organizuan aktivitetin “Ditë të hapura”, me nxënës dhe mësues të shkollës 9 vjeçare “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës.

Organizimi i ditëve të hapura, të cilat do të vijojnë edhe në shkolla të tjera të vendit synon:

  • informimin e nxënësve mbi rolin e AP dhe KMPDF, si dhe nxitjen e bashkëpunimit të nxënësve me këtë institucion
  • informimin e nxënësve dhe mësuesve për/rreth të drejtave të fëmijëve dhe mënyrën si ushtrohen ato
  • monitorimin e zhvillimit të procesit mësimor në përputhje me rregullat dhe masat e miratuara nga autoritetet, për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID 19.

AP dhe KMPDF, përmes zhvillimit të veprimtarive me karakter informues dhe ndërgjegjësues synojnë, që të drejtat e fëmijëve të respektohen dhe të trajtohen me të gjithë kujdesin e duhur dhe të nevojshëm për moshën e tyre, në interesin më të lartë për ta.

#mbrojmëdhepromovojmëtëdrejtatefëmijëve

#AP

#KMPDF

#UNICEF