Pjesëmarrje në Veprimtari Ngritja e një sistemi miqësor i drejtësisë penale për të mitur

Pjesëmarrje në veprimtarinë “Ngritja e një sistemi miqësor i drejtësisë penale për të mitur”

Komisioneri për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve në institucionin e Avokatit të Popullit së bashku me një përfaqësues të SMPDF, morën pjesë në datë 29.6.2021, në veprimtarinë “Ngritja e një sistemi miqësor i drejtësisë penale për të mitur. Modeli shqiptar si një ndër praktikat më të mira në rajon”, organizuar nga Ministria e Drejtësisë në mjediset e Institutit të të Miturve në Kavajë.

AP kahershëm e në vijim ka rekomanduar:

  • garantimin e një drejtësie miqësore dhe aksesit të duhur për të miturit, sipas statusit që ata kanë, në çdo fazë të procedimit penal
  • garantimin e rregullave procedurale lidhur me hetimin, ndjekjen penale, procesin gjyqësor, ekzekutimin e vendimit të dënimit penal, rehabilitimin ose të çdo mase tjetër, që përfshin një të mitur në konflikt me ligjin, viktimë dhe/apo dëshmitar.

#mbrojmëdhepromovojmëtëdrejtatefëmijëve

#AP

#KMPDF