Nejla Peka, Komisionere për Mbrojtjen e Fëmijëve thotë se, mungon një bazë të dhënash nga institucionet për dhunën mbi fëmijët. Ajo shprehet se ka një mungesë kulture për denoncimin e rasteve, që është element bazik në ligjet e vendit.
“Mjafton secili prej nesh, një individ, një person juridik, një OJF, një institucion shtetëror e ka detyrë ligjore, detyrimin për raportim”, tha znj. Peka.
“Mentaliteti që ekziston sot në shoqërinë dhe rrethin familja përbëjnë tabu, ndaj është e nevojshme për trajtim sa më të gjerë të kësaj tematike në shkollë”, shtoi Komisionerja për Mbrojtjen e Fëmijëve.
Euronews Albania Tv- Ilva Now, 1.7.2020