Pjesëmarrja në tryezën për prezantimin e gjetjeve “Analiza e trajtimit të rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve në Shqipëri nga sistemi i mbrojtjes së fëmijëve”

Institucioni i AP-së, përfaqësuar nga Komisioneri për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve, znj. Nejla Peka mori pjesë në tryezën e organizuar nga CRCA/EPCAT Albania për prezantimin e gjetjeve të raportit “Analiza e trajtimit të rasteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve në Shqipëri nga sistemi i mbrojtjes së fëmijëve”.

Komisionerja Peka e vuri theksin në disa aspekte kryesore:

  • parandalim të dukurisë, nëpërmjet ndërgjegjësimit, informimit dhe edukimit, jo vetëm të profesionistëve që punojnë me fëmijët, por edhe të vetë fëmijëve, prindërve të tyre, mësuesve, komunitetit;
  • shmangie të fragmentarizimit në bashkërendimin dhe koordinimin institucional, ndërmjet hallkave të sistemit;
  • përmbushje të detyrave dhe kompetencave të çdo strukture shoqërore në bashki, sipas roleve që kanëbuxhete të dedikuara për fëmijët në nivel vendor;
  • ngritje dhe forcim në vijëmësi të kapaciteteve të profesionistëve që punojnë me fëmijët.