Komisioneri për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve, znj. Nejla Peka, Seksioni dhe dy ekspertët e UNICEF-it në institucionin e AP-së, sot në datë 26.3.2021, monitoruan Komisariatin e Policisë Përmet, ku panë nga afër mjediset dhe kushtet e trajtimit të të miturve në konflikt me ligjin viktima dhe/apo dëshmitarë, në zbatim dhe të legjislacionit të ri të administrimit të drejtësisë penale për të mitur.
Këto inspektime vijnë në kuadër të marrëveshjes, ndërmjet Avokatit të Popullit dhe zyrës së UNICEF Shqipëri dhe synojnë:
- vlerësimin e zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit në vijimësi
- monitorimin e kushteve dhe trajtimit të të miturve në konflikt me ligjin dhe të privuar nga liria, duke marrë në konsideratë të veçantë masat për sigurimin dhe zbatimin e të drejtave të fëmijëve gjatë pandemisë COVID-19
- garantimi i të drejtave të fëmijës, më kryesorja, e drejta e jetës dhe shëndetit, drejta për ndihmë ligjore dhe psikologjike, aksesi në edukim dhe trajnim.
Në përfundim të procesit të monitorimit, do të hartohet raporti me gjetjet kryesore dhe rekomandimet përkatëse.
#mbrojmëdhepromovojmëtëdrejtatefëmijëve