Në kuadër të marrëveshjes, ndërmjet Avokatit të Popullit dhe zyrës së UNICEF Shqipëri, Komisioneri për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve znj.Nejla Peka, Seksioni dhe dy ekspertët e UNICEF-it në institucionin e AP, sot më datë 6 maj 2021 vijuan organizimin e “Ditëve të hapura”, në qytetin e Prrenjasit me nxënës, prindër dhe mësues të shkollës 9 vjeçare “Qybra Sokoli”.
Organizimi i ditëve të hapura, të cilat do të vijojnë edhe në shkolla të tjera të vendit synon:
- informimin e nxënësve mbi rolin e AP dhe KMPDF, si dhe nxitjen e bashkëpunimit të nxënësve me këtë institucion
- informimin e nxënësve, prindërve dhe mësuesve për/rreth të drejtave të fëmijëve dhe mënyrën si ushtrohen ato
- monitorimin e zhvillimit të procesit mësimor në përputhje me rregullat dhe masat e miratuara nga autoritetet, për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID 19
- administrimin e ankesave/kërkesave drejtpërdrejt nga fëmijët
- dëgjimin e zërit të fëmijëve për çështje dhe problematika të ndryshme
AP dhe KMPDF, përmes zhvillimit të veprimtarive me karakter informues dhe ndërgjegjësues synojnë, që të drejtat e fëmijëve të respektohen dhe të trajtohen me të gjithë kujdesin e duhur dhe të nevojshëm për moshën e tyre, në interesin më të lartë për ta.
#mbrojmëdhepromovojmëtëdrejtatefëmijëve
UNICEF Albania