Takimin e Komitetit Drejtues Sektorial për Monitorimin e Strategjisë së Drejtësisë për të Mitur

Komisioneri për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve në institucionin e AP-së në cilësinë e anëtarit të Mekanizmit Kombëtar për monitorimin e SDM, po merr pjesë sot në 31.3.2021, në takimin e Komitetit Drejtues Sektorial për Monitorimin e Strategjisë së Drejtësisë për të Mitur, organizuar nga MD, për prezantimin e raportit të monitorimit, për zbatimin e aktiviteteve të parashikuara në Planin e Veprimit të kësaj strategjie, për të cilin AP ka dhënë kontributin e tij.

Në fjalën e saj znj. Peka theksoi rëndësinë e zbatimit të rekomandimeve të AP-së, nisur nga dy aspekte thelbësore:

  • garantimin e një drejtësie miqësore për të miturit në konflikt me ligjin, viktima dhe/apo dëshmitarë
    • garantimin e të drejtave procedurale dhe rregullave procedurale të të miturve në konflikt me ligjin, sipas statusit që ata kanë në kuptim të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur

#mbrojmëdhepromovojmëtëdrejtatefëmijëve

#AP

#KMPDF