Takim me Kryetarin e Bashkisë Gjirokastër

Komisioneri për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve, znj. Nejla Peka, Seksioni dhe dy ekspertët e UNICEF-it në institucionin e AP-së, me rastin e 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në vijim të veprimtarisë monitoruese të institucioneve përgjegjëse shtetërore, pjesë të sistemit të integruar të mbrojtjes së fëmijëve, u mikpritën nga Kryetari Bashkisë Gjirokastër z. Flamur Golemi, cili theksoi angazhimin dhe rolin institucionit të tij në ndërrmarjen e masave për përmirësimin e shërbimeve publike në funksion të mbrojtjes së fëmijëve.

Në fjalën e saj, znj. Peka falënderoi kryetarin e Bashkisë për mikpritjen dhe gadishmërinë e treguar në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me institucionin e Avokatit të Popullit, në drejtim të garantimit dhe të ushtrimit efektiv të të drejtave të fëmijëve dhe ofrimin e shërbimeve për ta.

Takime monitoruese me autoritetet publike në nivelin vendor, përgjegjëse për mbrojtjen sociale të fëmijëve në Bashkinë Gjirokastër vijnë në kuadër të marrëveshjes, ndërmjet Avokatit të Popullit dhe zyrës së UNICEF Shqipëri dhe synojnë:

  • mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të fëmijëve në situatën e pandemisë;
  • funksionimin e strukturave përgjegjëse dhe ofrimin e shërbimeve, në përputhje me detyrimet ligjore, vecanërisht ligjit për shërbimet e kujdesit shoqëror;
  • vlerësimin e zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit në vijimësi;

#mbrojmëdhepromovojmëtëdrejtatefëmijëve

#AP

#KMPDF

#SMPDF

UNICEF Albania

Bashkia Gjirokaster