Pjesëmarrja në forumin e 6-të kombëtar me temë “Të përdhunuar në internet”

Seksioni për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve në institucionin e Avokatit të Popullit mori pjesë në forumin e 6-të kombëtar me temë “Të përdhunuar në internet: Industria e internetit përballë mbrojtjes së fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri”, organizuar me CRCA/ECPAT Shqipëri.

KMPDF dhe SMPDF në strategjinë dhe Planin e Veprimit të këtij seksioni, pjesë e planit strategjik të institucionit të AP-së, kanë përcaktuar një ndër fushat prioritare të punës, pikërisht të drejtat e fëmijëve në mjedisin digjital. Për këtë, kemi adresuar edhe rekomandim për të drejtat e fëmijëve në mjedisin digjital.