1 Qershori

1 qershori, kjo festë e fëmijëve festohet për t’i kujtuar gjithsecilit nga ne, se rritja e shëndetshme, zhvillimi psiko-social, mirëqenia dhe lumturia e fëmijëve janë dhe mbeten motivi kryesor në garantimin e të drejtave të tyre, pikërisht, për t’i gëzuar këto të drejta pa dhunë, diskriminim racor, fetar apo etnik, pa dallime në përkatësinë sociale dhe në barazi të plotë!

Fëmijët janë si lulet në një kopsht, që duhet të ushqehen me kujdes dhe dashuri, pasi ata janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit dhe, qytetarë të shoqërisë së të nesërmes.

AP dhe KMPDF sjellin në vëmendje të autoriteteve shtetërore përgjegjëse, se interesi më i lartë i fëmijës duhet të jetë konsideratë parësore, në çdo vendimmarrje a politikë publike që prek fëmijët dhe ndikon në jetët e tyre!

Ndaj, kjo ditë feste, duhet të shërbejë në të njëjtën kohë, si një ditë ndërgjegjësimi, ku të gjithë së bashku duhet të përpiqemi, që t’u garantojmë fëmijëve, se askush, për asnjë arsye nuk mundet t’ua “vjedhë” fëmijërinë!

Fëmijë kudo që jeni, anembanë vendit:

Gëzuar 1 qershorin!

#edrejtapërtudëgjuardhepërtëqenëpjesëmarrës

#AP

#KMPDF

#SMPDF