Deklaratë Promovuese“Fëmijët migrantë të pashoqëruar”

Fëmijë migrantë të pashoqëruar, jo vetëm që përballen me vështirësi gjatë rrugës, por sfidat në vazhdimësi konsistojnë në përshtatjen e tyre me një kulturë dhe shoqëri të re, informacion i munguar nga ana e tyre, si dhe duhet kalojnë një sërë procedurash të ndërlikuara, që synojnë të përcaktojnë statusin e tyre si të mitur dhe të drejtat e tyre, për sa i përket këtij statusit në vendet tranzite dhe të destinacionit. Ky grupim përballet me procedura sfiduese dhe komplekse, në përputhje me vlerësimin e kërkesave të tyre, për t’u garantuar mbrojtje, mbështetur në legjislacionin ndërkombëtar dhe kombëtar.

Detyrat funksionale që duhet të zbatojnë të gjitha institucionet e administratës shtetërore publike, ku brenda fushës së përgjegjësisë së tyre kanë mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, duhet të fokusohen në respektimin e të drejtave të fëmijëve në lëvizje.

Institucion i i Avokati i Popullit konstaton se:

Fëmijët refugjatë përballen me diskriminimin, duke qenë se mungesa e dokumentacionit pengon aksesin e tyre në arsim. Për më tepër, Avokati i Popullit në raportet vjetore periodike ka konstatuar, se azilkërkuesit hasin vështirësi në gjetjen e një pune, duke qenë se punëdhënësit shqiptarë parapëlqejnë kandidatët vendas. Shumë pak vëmendje ju kushtohet migrantëve me nevoja të mprehta, pra migrantëve, të cilëve u është refuzuar statusi prej refugjati.

Në përfundim, për të inkurajuar e forcuar më tej, përpjekjet e vazhdueshme të institucioneve të administratës publike, në nivel qendror dhe vendor, për të garantuar mbrojtjen dhe gëzimin e të drejtave të fëmijëve migrantë të pashoqëruar, të gjitha veprimet që duhet të ndërmarrin institucionet përgjegjëse, duhet të udhëhiqen nga parimet themelore të të drejtave të fëmijëve dhe në interesin më të lartë të tyre.

AP në vijëmësi ka rekomanduar:

  • Marrjen e masave, për përcaktimin e strukturës përgjegjëse në legjislacionin vendas, që do të mundësojë rolin e kujdestarit ligjor, si garanci për zbatimin e të drejtave të fëmijëve migrantë të pashoqëruar.
  • Marrjen e masave për zbatimin korrekt në praktikë të dispozitave ligjore të ligjit nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”, nga Ministria e Drejtësisë për ofrimin e ndihmës juridike në institucionet e administratës shtetërore për azilkërkuesit.
  • Marrjen e masave nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, për të garantuar arsimimin e fëmijëve migrantë, qoftë në tranzit apo në destinacion, për të patur akses në arsimin formal dhe joformal, ku brenda një muaji nga koha e mbërritjes, fëmijëve duhet t’u jepet mundësia të ndjekin mësimet e gjuhës dhe të regjistrohen në sistemin arsimor publik.

#mbrojmëdhepromovojmëtëdrejtatefëmijëve

#AP

#KMPDF

#SMPDF

Link për të aksesuar raportin: Raporti