Takim me kryetarin e Bashkisë Dropull

Së bashku me z. Dhimitraq Toli, kryetarin e Bashkisë Dropull, znj.Nejla Peka, Komisioner për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve në institucionin e Avokatit të Popullit, vizituam institucionet e edukimit në Bashkinë Dropull në ditën e veçantë të festës së fëmijëve, 1 qershor.

Në këtë veprimtari promovuese, kryetari i Bashkisë dhe KMPDF ju përcollën fëmijëve të minoritetit grek urimet për festën e 1 qershorit dhe i garantuan ata, që të drejtat e tyre do të jenë në themel të punës së të dy institucioneve.

Znj. Peka në fjalën e saj falenderoi kryetarin e Bashkisë, z. Toli për mikpritjen e tij dhe gadishmërinë e treguar në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me institucionin e AP-së, në drejtim të garantimit dhe të ushtrimit efektiv të të drejtave dhe mbrojtjen e fëmijëve të minoritetit grek.

#mbrojmëdhepromovojmëtëdrejtatefëmijëve

#AP

#KMPDF

#SMPDF

Δήμος Δρόπολης Bashkia Dropull