Me rastin e 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komisioneri për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve znj.Nejla Peka, Seksioni dhe dy ekspertët e UNICEF-it në institucionin e AP, zhvilluan veprimtarinë “Ditë të hapura”, në qytetin e Gjirokastrës, me nxënës, prindër dhe mësues të shkollës 9 vjeçare “Urani Rumbo”.
Veprimtaritë promovuese vijnë edhe në kuadër të marrëveshjes, ndërmjet Avokatit të Popullit dhe zyrës së UNICEF Shqipëri dhe synojnë:
- informimin e nxënësve mbi rolin e AP dhe KMPDF, si dhe nxitjen e bashkëpunimit të nxënësve me këtë institucion;
- informimin e nxënësve, prindërve dhe mësuesve për/rreth të drejtave të fëmijëve dhe mënyrën si ushtrohen ato;
- monitorimin e zhvillimit të procesit mësimor në përputhje me rregullat dhe masat e miratuara nga autoritetet, për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID 19;
- administrimin e ankesave/kërkesave drejtpërdrejt nga fëmijët;
- dëgjimin e zërit të fëmijëve për çështje dhe problematika të ndryshme;
Le të shërbejë kjo ditë si një çast ndërgjegjësimi për të gjithë ne, për të gjithë shoqërinë, që zëri i fëmijëve është zëri i së vërtetës!
#mbrojmëdhepromovojmëtëdrejtatefëmijëve
UNICEF Albania