Takim në Shkollën Niket Dardani

Me rastin e 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komisioneri dhe Seksioni për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve në institucionin e Avokatit të Popullit startuan realizimin e javës së veprimtarive promovuese “Të dëgjojmë zërin e fëmijëve”, me qëllim nxitjen dhe edukimin për/rreth të drejtave të fëmijëve.

 

Të qenit “ballë për ballë” me vetë fëmijët na ndihmon të gjithëve të njohim më në brendësi botën e tyre, mendimet, perceptimet për gjithçka që i rrethon, por më e rëndësishme të kuptojmë përmes këtij ballafaqimi problematikat shqetësuese të tyre dhe sfidat kryesore, me të cilat përballen ata.

Organizimi i fokus grupeve dhe bisedave të lirshme me ta, është sa kënaqësi, po aq edhe përgjegjësi!

Sot, gjatë bashkëbisedimit me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Niket Dardani”, në Tiranë, këta nxënës treguan interesin e tyre për të vizituar mjediset e institucionit të Avokatit të Popullit dhe për të bashkëpunuar me ne, duke ju bashkuar përditshmërisë së punës sonë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe shfaqën dëshirën e veçantë, për të luajtur rol proaktiv si mbrojtës të të drejtave për të gjithë bashkëmoshatarët e tyre.

#edrejtapërtudëgjuardhepërtëqenëpjesëmarrës

#AP

#KMPDF

#SMPDF