Intervista në A2 CNN e Komisioneres znj.Peka

Në datë 6 korrik 2021, Komisioneri për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve, në institucionin e Avokatit të Popullit, dha intervistë për televizionin A2 CNN.

Raporti i DASH konstaton, se trafikimi i qenieve njerëzore, sidomos trafikimi i fëmijëve, vazhdon të jetë një ndër problematikat që passjell cenimin apo cedimin e të drejtave të tyre.

Për vitin 2020, Avokati i Popullit nuk ka trajtuar apo shqyrtuar raste të trafikimit të fëmijëve, por ka ndërmarrë me inciativën e tij dhe ka trajtuar e shqyrtuar pothuajse çdo vit, shfrytëzimin e fëmijëve për punë, si një ndër format e trafikimit të qenieve njerëzore.

Avokati i Popullit u ka adresuar rekomandimet përkatëse institucioneve përgjegjëse të administratës shtetërore në nivel qendror dhe vendor, për marrjen e masave:

  • për të mundësuar zbatimin korrekt të kuadrit të ri ligjor për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës;
  • për raportimin e detyrueshëm nga individët dhe profesionistët, të numrit të fëmijëve që shfrytëzohen për punë;
  • për ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve në burimve njerëzore;
  • buxhetim real financiar për qeverisjen vendore, për ngritjen e strukturave të reja, në përputhje me nevojat e fëmijëve;
  • trajnimin e vazhdueshëm të stafeve respektive dhe,
  • koordinimin më të mirë të veprimtarisë administrative, ndërmjet institucioneve shtetërore dhe aktoreve të tjerë në fushë.

Në mbështetje të legjislacionit ndërkombëtar dhe atij të brendshëm, si dhe, të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ku shtetet kanë detyrimin pozitiv sipas nenit 4, të KEDNJ, që të parandalojnë punën e detyruar dhe trafikimin, të mbrojnë viktimat dhe të ndëshkojnë shfrytëzuesit dhe trafikantët, AP u ka kërkuar këtyre institucioneve:

  1. vlerësimin dhe ndjekjen e rekomandimeve të institucionit të Avokatit të Popullit, për të garantuar mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të ligjshëm të fëmijëve, në interesin më të lartë të tyre!

#mbrojmëdhepromovojmëtëdrejtatefëmijëve

#AP

#KMPDF

https://youtu.be/3CKkw9b5_dk